Video

Britania e Madhe ndalon shitjen e "vape"

Për të ndihmuar në ndalimin e shitjeve tek të miturit, do të vendosen gjoba për çdo dyqan në Angli dhe Uells deri në 2,500 £.

F.m
Britania e Madhe ndalon shitjen e "vape"
Foto Ilustruese

BRITANI E MADHE- Aparatet tymuese "vape" janë ndaluar të shiten tek fëmijët në Britaninë e Madhe. Ligji i ri do të kalojë në Parlament para zgjedhjeve, ndërsa në fuqi do të hyjë në vitin 2025. Ndryshimet e fundit do të kërkojnë nga kompanitë që të prodhojnë paketim më të thjeshtë dhe më pak tërheqës. Me ligjin e ri, qeveria do të jetë gjithashtu në gjendje të urdhërojë dyqanet që të mos i shfaqin këto produkte dhe t'i mbajnë larg syve të fëmijëve dhe produkteve të tjera për të cilat mund të jenë të interesuar të vëgjlit, psh.ëmbëlsirat. Gjithashtu do të diskutohet edhe se cilat shije do të lejohen që të prodhohen. Për të ndihmuar në ndalimin e shitjeve tek të miturit, do të vendosen gjoba për çdo dyqan në Angli dhe Uells deri në 2,500 £. Australia, Franca, Gjermania dhe Zelanda e Re kanë njoftuar plane të ngjashme. Zelanda e Re e ka ndaluar shitjen e Vape, ndërsa Australia i shet vetëm me recetë.

Poll

MOS HUMB