Video

Burgjet lyhen me rozë, Opozita nuk fiton zemrat e të arrestuarve

Partia Socialiste ka dominuar edhe në burgun e Fierit me 217 vota.

F.m
Burgjet lyhen me rozë, Opozita nuk fiton zemrat e të arrestuarve
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Janë të dënuar ose të paktën të arrestuar, por sërish, edhe pas hekurave kanë zgjedhur që votën t’ia japin Partisë Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama. Kutia e burgut të Burrelit ishte e para që u numërua dhe nga rezultati, të dënuarit kanë qenë paksa të ndarë, por sërish ka dominuar selia rozë. Partia Socialiste ka fituar me 28 vota, ndërsa ajo Demokratike ka marrë 17 vota. 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Partia Socialiste ka dominuar edhe në burgun e Fierit me 217 vota. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë shumë më pak vota, vetëm 92. Tetë të burgosur kanë votuar për partinë Mundësia, 4 për Nismën Shqipëria Bëhet dhe tre të tjerë për Partinë Socialdemokrate. Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një votë. Burgu i Durrësit mund të cilësohet si bastion i majtë pasi nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, vetëm 34 prej tyre kanë zgjedhur Opozitën. Në këtë burg kanë votuar edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj. Brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin janë hedhur 73 vota për Partinë Socialiste, 15 vota për Partinë Demokratike, 2 vota për Partinë Socialdemokrate. 3 vota janë shpallur të pavlefshme. Burgu “302” në Tiranë gjithashtu është lyer me rozë, pasi Partia Socialiste ka marrë 111 vota, ndërsa koalicioni Opozita vetëm 34 vota. Gratë nuk kanë bërë përjashtim. Të gjitha të burgosurat në burgun e Pojskës kanë zgjedhur Partinë Socialiste.

Poll

MOS HUMB