
MALDIVE- Ligjvënësit në Parlamentin e Maldiveve u përplasën me njëri-tjetrin të dielën, duke ndërprerë një seancë speciale të thirrur për të kërkuar miratimin parlamentar për ministrat e kabinetit të Presidentit Mohamed Muizzu. Përplasjet ndodhën midis deputetëve të Kongresit Kombëtar Popullor (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM).
Sipas videove virale në internet, të cilat u shpërndanë edhe nga Adhadhu, një media lokale e lajmeve në internet në Maldive, deputetët shkëmbyen shkelma dhe goditje. Klipet e shpërndara gjerësisht tregonin sesi disa deputetë tërhiqnin prej flokësh njëri-tjetrin nga podiumi. Ndërsa deputetët e opozitës u ndaluan të hyjnë në sallë nga kolegët e aleancës qeverisëse.
Disa deputetë të PZHK-së akuzuan deputetët e tjerë për dëmtimin e pronës në Kuvend gjatë përleshjes mes tyre, ndërsa njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim./ZËRI