
ARABI SAUDITE - Ëndrrat mund të bëhen realitet, madje disa herë dhe në pak momente. Kështu ka ndodhur me këtë djalosh me shumë fat.
Ai ishte duke qëndruar në krahët e babait të tij dhe po priste që të kalonte aty princi i Kurorës, Momammed Bin Selman.
Përveç përshëndetjes, djali i vogël kishte një kërkesë të pazakontë për Bin Selman. Ai kërkoi nga ai që t’i blinte një Mercedez.
Me të dëgjuar kërkesën e djalit, të pranishmit nisën që qeshin, duke e marrë me shaka. Por, Bin Selman e trajtoi seriozisht rastin. Ai i urdhëroi stafin, që djaloshit t’i dhurohet makina.
Në video shihet se princi i Kurorës urdhëron njerëzit e tij që të mbajnë shënim adresën e babait të djaloshit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vërtetë Benzi ka arritur në adresën e djalit.
Madje, është publikuar dhe fotografi, teksa djaloshi qëndron pranë makinës së tij, të dhuruar nga miliarderi./Zëri.ai/