Video

Dogji gruan me benzinë, Bledar Trëndafili qan në gjyq

I riu ka shpërthyer në lot në seancën e sotme gjyqësore, ku edhe ka pranuar aktin e rëndë ndaj të shoqes.

Redaksia Zëri
Dogji gruan me benzinë, Bledar Trëndafili qan në gjyq
Melisa dhe Bledar Trëndafili

TIRANË- Bledar Trëndafili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Korçës, pasi 45-vjeçari dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa. I riu ka shpërthyer në lot në seancën e sotme gjyqësore, ku edhe ka pranuar aktin e rëndë ndaj të shoqes.

Edhe pse u shfaq i penduar, ai shtoi se të shoqen e kishte lënduar pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike, sepse e reja e kishte tradhëtuar. Po ashtu, pretendoi se ajo nuk e linte të takohej me fëmijët. Në fund, ia la në dorë drejtësisë fatin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB