TIRANË-Durim Bami, i cili u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Dubai në Shqipëri, ka kërkuar të transferohet në burgun e Fushë Krujës. Bami u vendos pas ekstradimit në burgun '313' në Tiranë, por sipas tij nuk mund të qëndrojë aty, pasi ndodhen edhe kundërshtarët e tij. Bami pretendon se ka konflikte me të burgosur, që vuajnë dënimin në burgun e kryeqytetit. Në kërkesën e avokatit mbrojtës të 'të fortit të Niklës", thuhet se Durim Bami ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është në stres të vazhdueshëm, pasi në burgun ku ai mbahet aktualisht ndodhen persona, të cilët në të kaluarën kanë siguruar kushte për vrasjen e tij. Kujtojmë se Bami nga Dubai kërkoi rrëzimin e ekstradimit në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga 18 persona, që ai i quan anëtarë të grupeve kriminale, të cilët duan ta vrasin.
/ZËRI