Video

Dyshonte se e tradhëtonte, gruaja i vë flakën makinës së ish-it

Por Stafaj së bashku me vëllain e saj s’e kanë lënë me kaq, pasi kanë tentuar të djegin dhe banesën e 42-vjeçarit, plan që nuk e kanë realizuar dot.

E.K

Dyshonte se e tradhëtonte, gruaja i vë flakën makinës

DURRËS- Dorina Stafaj është vënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Durrësit pasi në bashkëpunim me vëllain e saj i kanë vënë flakën makinës së ish-të dashurit, të identifikuar me inicialet K.S. Por Stafaj së bashku me vëllain e saj s’e kanë lënë me kaq, pasi kanë tentuar të djegin dhe banesën e 42-vjeçarit, plan që nuk e kanë realizuar dot. Mësohet se Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa vjeçare me 42-vjeçarin, por kishte zbuluar së fundmi se partneri e tradhëtonte. Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarri), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllain e saj, mori hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB