Video

Ekzekutohet babai i Roan Brahimit

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip 'Porsche'.

F.m
Ekzekutohet babai i Roan Brahimit
Gjovalin Prendi dhe Roan Brahimi

TIRANË- Gjovalin Prendi, 64 vjeç u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 17 prillit në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024-s në Greqi.

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip 'Porsche'. Dy prej tyre, të maskuar, kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri automatiku në distancë të afërt, duke e lënë të vdekur Gjovalin Prendin, i cili ndodhej në pjesën e verandës të lokalit të tij. Mjeti, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit është gjetur i djegur pranë një kanali në afërsi të fshatit Fushë Gjormë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës, Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Poll

MOS HUMB