TIRANË-Nëntori filloi me një ekzekutim në Selenicë dhe pasoi në një seri ngjarjesh tronditëse. Më 1 nëntor Dalan Alliaj 36-vjeç u ekzekutua nga djali i xhaxhait Bertil Alliaj, i cili u arrestua 5 orë mbas ngjarjes. Ky i fundit i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj. 10 ditë më pas ekzekutohet në mes të ditës në aeroportin e Rinasit, Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe punonjësi i AMP, Muçi Shaljani. Mesditën e 25 nëntorit në Lushnjë regjistrohen të shtëna me armë zjarri, fatmirësisht pa viktima. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi mesditën e 25 nëntorit drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula, i njohur si 'Juli i Pashakos' dhe rival i Aldo Bares. Biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e 30 nëntorit në mjetin e tij 'Range Rover', i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Teksa muaji nëntor u mbyll mes, atentateve dhe viktimave, vendi kthehet drejt një muaji të ri ku hetimet priten të finalizohen.
/ZËRI