Video

Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Shkodër, 2 në pranga

Autoritetet po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

F.m
Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Shkodër, 2 në pranga
Altin Dumani

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa disa të tjerë janë ndaluar në kuadër të një operacioni që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shkodrës.

Autoritetet po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore, por sot në terren është edhe vetë Altin Dumani, i cili është edhe në krye të Task-Forcës për krimet zgjedhore që do të funksionojë deri më 31 maj. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës.

Poll

MOS HUMB