
Miroslav Radachovski
BRUKSEL- Eurodeputetët në Parlamentin Evropian mbetën pa fjalë kur eurodeputeti Miroslav Radachovski, lideri i krahut të djathtë "Partia Patriotike Sllovake" nxori një pëllumb nga çanta që kishte mbi sup...dhe e la të lirë. Sipas tij, ky gjest, ishte simbol i paqes. Vetë Radachovski shpjegoi se veprimi i tij i referohej një thirrjeje për paqe në botë.
“I uroj paqe gjithë botës, rusëve dhe ukrainasve. Doja ta lëshoja këtë pëllumb si simbol të paqes, se Evropa ka nevojë për paqe. Le të na bashkojë të gjithëve ky pëllumb,”-tha ai.
MOMENTI ME VIDEO:
Poll