TIRANË- Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër vendet me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, vendi është i katërti në Europë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023. Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë-Hercegovinë, me 139, dhe Serbia, me 132. Treguesi i Shqipërisë është më shumë se tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.
/ZËRI