Video

Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve!

Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind në 2024, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.

F.I
Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve!
foto ilustruese

TIRANË- Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve. Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind në 2024, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve. Monitor shkruan se një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%. Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB