
TIRANË- Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falimente. Shoqata të ndryshme po mbyllen në shumë qytete të Shqipërisë, ndërsa qindra punonjëse janë pushuar nga puna. Në Korçë është mbyllur një fasoneri që kishte 170 punëtorë, ndërsa tre të tjera kanë përgjysmuar staf.
Në Bilisht, “Toni Oil shpk” që në vitin 2023 kishte 140 persona të punësuar, sot ka vetëm 8. Ndërsa në Tiranë “Shirt&Company-Erman Alba” ka larguar 170 punonjës nga puna. Edhe në Korçë, Shkodër dhe Fier ka të dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu. Sektori i kësaj industrie ka të punësuar aktualisht rreth 71 mijë persona.
Lufta në Ukrainë përveç çmimeve të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Europë dhe tashmë shumë klientë europian po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistani, india dhe Afrika e Veriut. Një prej kompanive që lajmëroi shpërnguljen ishte “Cotonella”, lider në treg dhe një markë e njohur ndërkombëtare. Por, me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i euros dhe paga minimale kompania italiane po zhvendoset në Uzbekistan.
Shënim: Për materialin u përdorën informacione të marra nga Monitor