Video

Fatmir Mediu kërkon falje për Gërdecin!

Fatmir Mediu këmbënguli se është i pafajshëm për çdo përgjegjësi Penale në lidhje me ngjarjen.

F.m
Fatmir Mediu kërkon falje për Gërdecin!
Fatmir Mediu

TIRANË- Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes ka rikërkuar falje për tragjedinë e Gërdecit. I ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku po zhvillohej seanca e radhës për dosjen e Gërdecit, Mediu u shpreh se që prej 15 marsit të vitit 2008, në shpirtin e tij rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi.

Ish-ministri shtoi se do të donte ta zhbënte dëmin që u është shkaktuar famjiljarëve të viktimave, por që nuk ka asnjë forcë tjetër, veçse të shprehë keqardhjen që ndjen.

Megjithatë, Fatmir Mediu këmbënguli se është i pafajshëm për çdo përgjegjësi Penale në lidhje me ngjarjen. Ai i qëndroi versionit se rihapja e gjykimit për Gërdecin është bërë në shkelje të ligjit.

Rihapja e hetimeve nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Tragjedia e Gërdecit tronditi Shqipërinë më 15 mars të vitit 2008. Shpërthimi la pas 26 persona të vdekur dhe 300 të plagosur./Zëri

Poll

MOS HUMB