Video

Shqiptari mbante 'peng' italianen me videot intime

Fandaj nisi ta kërcënonte atë me vdekje dhe shpesh herë paraqitej në supermarketin ku e reja punonte si arkëtare. Ai e kërcënonte edhe me publikimin e videove intime.

F.m
Shqiptari mbante 'peng' italianen me videot intime
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI- Bujar Fandaj nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen nga Vanessa Ballan, të cilën e masakroi me thikë për vdekje një ditë më parë, ndërkohë që e reja ishte shtatzënë. Dyshja kishin pasur një lidhje jashtëmartesore, edhe pse 27-vjeçarja ishte e martuar me një tjetër person.
Marrëdhënia e tyre kishte marrë fund në vitin 2022, por pas ndarjes, jeta e të resë ishte kthyer në makth.

Fandaj nisi ta kërcënonte atë me vdekje dhe shpesh herë paraqitej në supermarketin ku e reja punonte si arkëtare. Ai e kërcënonte edhe me publikimin e videove intime.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, e reja e kishte denoncuar shqiptarin, i cili ishte vënë nën mbikqyrje nga policia, por kjo gjë nuk e shmangu krimin makabër.

Një ditë më parë, 41-vjeçari Fandaj i shkoi në shtëpi të resë në via Fornasette, në Spineda dhe e qëlloi shtatë herë me thikë duke e lënë të vdekur. Bashkëshorti i 27-vjeçares, më të cilin e reja jetonte prej 11 vitesh dhe kishte edhe një tjetër fëmijë, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Tashmë, shqiptari është vënë në pranga.

 

Poll

MOS HUMB