TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeke gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, nën akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”, pasi dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë çuar në humbjen e një foshnjeje dhe kanë rrezikuar jetën e nënës. Nga hetimet rastit të ndodhur më 2023, rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e gruas, pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe. Pas neglizhencës së Matës, pacientja iu drejtua Enriketa Kroit por edhe ajo nuk mori masat e duhura. Kroi nuk reagoi ndaj simptomave të rënda të pre-eklamsisë, duke mos ndërhyrë për trajtim ose parandalim, gjë që përkeqësoi gjendjen e pacientes dhe solli humbjen e foshnjës.
/ZËRI