Video

Gjykata: Shkarkimi i Gledis Nanos ishte i padrejtë

Vetë Nano nuk kishte kërkuar rikthimin në detyrë, por dëmshpërblimin përsa i takon viteve të punës të mbetura që nga çasti i shkarkimit, gjë që i është njohur dhe zhbërjen juridikisht të vendimit të qeverisë për ta shkarkuar.

F.m
Gjykata: Shkarkimi i Gledis Nanos ishte i padrejtë
Gledis Nano

TIRANË- Gledis Nano, ish-kreu i Policisë së Shtetit është shkarkuar pa të drejtë. WEBLAJM shkruan se Gjykata Administrative e Tiranës e ka shqyrtuar padinë e Nanos, të dorëzuar më 19 mars të vitit 2023 dhe e ka konsideruar të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, vendim i marrë nga qeveria me Propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 31 gusht të vitit 2022. Ky vendim është konstatuar si antiligjor dhe i pamotivuar nga gjykata e cila e ka rrëzuar. Gjithashtu, Gjykata i ka njohur Nanos edhe të drejtën e pagës. Vetë Nano nuk kishte kërkuar rikthimin në detyrë, por dëmshpërblimin përsa i takon viteve të punës të mbetura që nga çasti i shkarkimit, gjë që i është njohur dhe zhbërjen juridikisht të vendimit të qeverisë për ta shkarkuar.

 

Poll

MOS HUMB