Video

Goditet grupi i trafikut të armëve, vëllai i 'Xubit' mes të arrestuarve

Grupi kriminal i përbërë nga Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, dyshohet se e kryente veprimtarinë kriminale prej disa kohësh.

zh.ll
Goditet grupi i trafikut të armëve, vëllai i 'Xubit'
Artur Brahimaj, Artur Rushiti dhe Ilir Zyberi

TIRANË- Një operacion i ndërmarrë në Tiranë, çoi ne arrestimin e tre personave për akuzën e trafikut të armëve. Grupi kriminal i përbërë nga Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, dyshohet se e kryente veprimtarinë kriminale prej disa kohësh. Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjell nga Fieri dhe do t’ju shiteshin grupeve kriminale, krysisht në zonën Tufinë dhe Fresk, ku vetëm një armë shitej 700-800 euro. Të tre të arrestuarit janë emra të njohur në botën e krimit me precedentë penale, të dënuar më herët për vrasje, plagosje dhe drogë. Mes të arrestuarve pikas emri i Ilir Zyberit, vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në 2021-in. I arrestuar sot për trafik armësh, Zyberi bashkë me vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit. Artur Brahimaj rezulton i arrestuar në 2022 për trafik droge, kryesisht në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë. Ndërkohë Artur Rushiti ka qenë më herët i denuarpër plagosje me dashje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB