Video

Humbi vulën, Bashës i ikin deputetët

Më 11 Qershor Gjykata e Apelit vendosi me vendim të formës së prerë se vula dhe logo e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës.

f.t
Humbi vulën, Bashës i ikin deputetët
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Dy ditë pasi Apeli i hoqi vulën, Lulzim Bashës nisin t’i ikin edhe deputetët që deri më tani e kanë mbështetur. E para duket se është Eralda Tase Bano, e cila përmes një statusi në faqen e saj në Facebook thotë se “do të mbetet deputete e PD”, çka nënkupton se ajo tashmë do t’i rreshtohet PD-së zyrtare me vulë që drejtohet nga Sali Berisha. Vetë Basha i pyetur mbi mundësinë e largimit të deputetëve, tha se beteja nuk bëhej për interesin e tij personal. Më 11 Qershor Gjykata e Apelit vendosi me vendim të formës së prerë se vula dhe logo e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës.

Ky vendim i hap rrugë njohjes zyrtare të Sali Berishës si kryetar partie, ndërsa zhvesh Lulzim Bashën nga postet dhe detyrat që mbante deri tani./ZËRI

Poll

MOS HUMB