Video

Atentati ndaj Arjan Ndojës! Burg përjetë për 'Lentin', 35 vite për Jul Meçen

Dervishaj akuzohet si organizatori i atentatit ndërsa Meçe si një nga autorët që qëlloi në drejtim të tij.

F.I
Atentati ndaj Arjan Ndojës! Burg përjetë për
Arjan Ndoj, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plarent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si "Rrumi". Për Julian Meçen gjykata vendosi dënimin me 35 vite burg. Dervishaj akuzohet si organizatori i atentatit ndërsa Meçe si një nga autorët që qëlloi në drejtim të tij. Lenti dhe Jul Meçe u ekstraduan nga Dubai në gusht të vitit 2024. Atentati ndodhi me 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa Ndoja dhe shoferi i tij po udhëtonin në shoqërinë e Aleksandër Lahos. Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja humbi jetën gjatë atentatit, ndërsa i plagosur mbeti edhe Rrumi i Shijakut, i cili ndodhej në të njëjtin automjet.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB