Video

Atentati në Don Bosko, autorët mbajtën nën vëzhgim shënjestrat

Sa i përket itinerarit, makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim.

F.m
Atentati në Don Bosko, autorët mbajtën nën vëzhgim
Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi

TIRANË- Atentati me dy të plagosur në zonën e Don Boskos në Tiranë ka qenë i mirëplanifikuar, pasi prej disa ditësh autorët kanë mbajtur vëzhgim dy shënjestrat. Ditën e ngjarjes, autorët që lëviznin me një makinë Golf 5, kanë pritur për rreth 30 minuta në afërsi të lokalit, ku dy personat e plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, do të uleshin për të pirë kafe. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur. Sa i përket itinerarit, makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën në Qerekë. Dyshimet janë që shënjestër e kësaj ngjarje të ketë qenë Elezaj. Mirëpo në dëshminë e tij, ai dhe 22-vjeçari Metushi kanë mohuar konflikte me persona të tjerë.

Poll

MOS HUMB