TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Ervin Demo. Ky i fundit prej shtatorit 2025 ushtroi detyrën si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Pas lëvizjeve në qeveri, Edi Rama ka njoftuar se Lamallari do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Rama bëri të ditur gjithashtu se Ervin Demo do të marrë përsipër çështjet e Brendshme, ku do të integrohen edhe Çështjet Vendore. Në këtë mënyrë, çështjet vendore do të rikthehen nën përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, ndërsa një pjesë e strukturave përkatëse pritet të integrohen në këtë dikaster. Besfort Lamallari mbante postin e Ministrit të Punëve të Brendshme prej muajit marsit të vitit 2026, duke zëvendësuar Albana Koçiun, e cila u emërua zv.kryeministre. Lamallari kishte marrë më herët drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2025.
/ZËRI