
TIRANË- “K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj. “K'cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim tradicional që përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. “K’cmimi i Tropojës” është një simbol i identitetit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës. Vallja e Tropojës ka qenë një pjesë thelbësore e valleve të dasmave.