
TIRANË- Kompania Gener 2, koncensionari i rrugës së re Thumanë-Kashar, praktikisht po i detyron qytetarët që të paguajnë për të kaluar aty, pasi aksesimi i rrugës dytësore është bërë i pamundur. Gazetari Mentor Kikia shkruan se hapja e rrugës së re, me pagesë, është shoqëruar me një veprim absurd, me mbylljen e rrugës së vjetër. Për të hyrë në Tiranë, kur vjen nga Veriu, nuk ke mundësi ta shmangësh rrugën e re me pagesë. Duhet të kalosh aty patjetër. Por, edhe në sensin Fushë Krujë - Lezhë, sërish nuk futesh dot në autostradë, vetëm nëse do të përshkosh arat mepërmes Thumanës. A është kjo një pamundësi inxhinierike apo detyrim që të gjithë të kalojnë në rrugën e re për të paguar tarifën prej 3 mijë lekësh të vjetra? Gazetari këtu ngre dhe një pyetje, si mund të ketë akses një kompani private të vendosë për të nxjerrë rrugët dytësore nga përdorimi, për interesat e veta?