Video

Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas furnizon me kokainë grupet kriminale

Ky operacion antidrogë nxorri në pah fenomenin e dokumentar nga dokumentari i ZËRI-t, Narco Taxi.

F.m
Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas furnizon me
Eneo Sulejmanaj

TIRANË- Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas është vënë në pranga gjatë një aksioni që ka përfunduar me plagosjen e tij me armë zjarri, pasi po qarkullonte me 1 kilogramë kokainë. Ai po udhëtonte në rrugën “Mihal Duro” kur efektivët i bënë shenjë të ndalonte, por Sulejmanaj manovroi dhe përplasi mjetin e bluve. Në këtë moment, një nga efektivët e policisë qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit, duke e lënë Sulejmanajn të plagosur. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me të janë vënë në pranga dhe Shkëlqim Ostreni e Igli Begaj. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur gjithashtu hetimet për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim të kushteve të mbrojtjes nga policët. Ky operacion antidrogë nxorri në pah fenomenin e dokumentar nga dokumentari i ZËRI-t, Narco Taxi. Siç duket ky fenomen nuk është i panjohur dhe për linjat e transportit ndërqytetas. Sulejmanaj, Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, furnizonte me kokainë disa grupe kriminale në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

 

Poll

MOS HUMB