Video

Kronologjia e SKANDALIT me TIMS që çoi në arrestimin e Ervin Muçës

Për të hyrë në sistem, ai ka përdorur punin e një punonjëseje tjetër të policisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë. Më pas ai ka kopjuar të gjithë të dhënat e qytetarëve në sistemin TIMS, për një qëllim që edhe sot e kësaj dite mbetet i panjohur. 

F.m
Kronologjia e SKANDALIT me TIMS që çoi në arrestimin e Ervin
Ervin Muça

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali me cënimin e të dhënave të sistemit TIMS, që çuan në vendimin e prokurorisë për të lëshuar masën e arrsetit të shtëpisë ndaj Ervin Muçës, ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit. Hetimet ndaj tij nisën vetëm pas insistimit të ambasadës amerikane në Tiranë, pavarësisht që ishin denoncuar më herët në media. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur në mesnatën e datës 2 Gusht të vitit të kaluar, Ervin Muça, ka hyrë në zyrën ku ndodhet serveri qëndror i bazës së të dhënavë të TIMS.

Për të hyrë në sistem, ai ka përdorur punin e një punonjëseje tjetër të policisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë. Më pas ai ka kopjuar të gjithë të dhënat e qytetarëve në sistemin TIMS, për një qëllim që edhe sot e kësaj dite mbetet i panjohur. 

Vetë Muça i ka mohuar akuzat e prokurorisë ndaj tij, dhe pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale që cënon të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Mbetet për t’u parë nëse hetimet do të zgjerohen, për të kuptuar se për llogari të kujt ka vepruar Muça, apo nëse këto të dhëna mund t’iu jenë dhënë palëve të treta, me qëllim përfitimin financiar.

 

Poll

MOS HUMB