
TIRANË- Ervis Shkurta, efektivi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale që ishte pjesë e grupeve kriminale që tregtojnë lëndë narkotike në Tiranë, ka dalë pas zbërthimit të celularëve të tre të arrestuarve, Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas që mbeti i plagosur gjatë aksionit nga policia dhe Shkëlqim Ostreni e Ildi Begaj. Agjentët kanë gjetur biseda në telefonin e Ostrenit me një person tjetër me emrin “Visi i Pazarit” që ishte pikerisht efektivi i Operacionales. Shkurta lidhej me një numër anglez në aplikacionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për drogën dhe shumat e parave. Ai dyshohet gjithashtu se kishte njohje dhe lidhje me bandën kriminale të të zhdukurit Ervis Martinaj.
-
Efektivi i Operacionales, pjesë e grupit që shet kokainë
23 Mars, 18:10 -
-