
TIRANË- Personi që shihni në foto tashmë akuzohet për vrasjen e një personi, të 26-vjeçarit Enea Thomollari. Edhe pse ishte nisur për të vendosur tritol, si shenjë paralajmëruese për dy motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, lënda plasëse i mori jetën fqinjit të tyre, i cili në momentin e shpërthimit po shkonte në tualet. Siç duket edhe nga pamjet që ka siguruar gazetari Elton Qyno, personi në fjalë është kapur nga kamerat e bizneseve, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një kapele në kokë, duke tentuar që të fshehë fytyrën e tij. Deri më tani duket se ia ka dalë. Ai është shpallur në kërkim prej muajsh tashmë, por ende nuk është vendosur në pranga. Tani mbi të rëndon akuza e vrasjes.