
SHBA- Nëse do flasim për muzikën xhaz të viteve '40, do të na vijë në mendje menjëherë një emër: Frank Sinatra. Ylli i këngës ‘Fly me to the moon’ pati një rritje të madhe karrierë në këto vite, dhe konsiderohej si një burrë që çdo grua e asaj kohe do donte t’a kishte e gjithashtu, që çdo burrë do donte të ishte. Ai kthye në një fenomen të muzikës, dhe mesa duket, fansat e tij nuk ishin të vetmit që i ishin vënë pas Sinatrës, por madje, edhe FBI-ja.
FBI-ja ka përndjekur Frank për më shumë se 40 vite, dhe ka një dosje me mijëra faqe ku të dokumentuara janë lëvizjet, miqësitë, bisedat që bënte. Dosjet u bënë publike pas vdekjes së Sinatrës dhe tregojnë më së miri mënyrën e jetesës së yllit të xhazit.
Por pse Frank u ndoq nga FBI?
Frank arriti kulmin e karrierës së tij në vitet 40 dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e FBI-së kur dolën fjalë se i ishte paguar 40 mijë dollar një doktori, në mënyrë që t’a shpalte të papërshtatshëm për të shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. Ndonëse FBI-ja hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur të ligjshëm përjashtimin e tij për një daulle veshi të shpuar dhe çështje psikologjike, thashethemet se ai e kishte shmangur draftin vazhduan gjatë gjithë jetës dhe madje e dëmtoi karrierën e tij në fund të viteve 1940.
Justifikimi i tij për të mos shërbyer në luftë mund të jetë marrë si i mirëqenë, por lidhjet e tij me pjesëtarë të bandave të Mafias kanë qenë të sigurta. Megjithëse Sinatra gjithmonë e mohonte këtë gjë, ai shihej vazhdimisht në praninë e personazheve të kësaj bote si psh Sam Giancana, të cilin e kishte mik të afërt. Agjentët e FBI-së panë Sinatrën të shoqërohej me pjesëtarë të mafias si Anthony dhe vito Giacalone.
Sipas një agjentiu të FBI-së, vëllezërit shkonin nëaeroport për të pritur Sinatrën, dhe kalon9in të gjithë ditën bashkë. Ata kalonin gjithë ditën bashkë dhe nuk u ointeresonte për asgjë. Atij nuk i interesonte që ata ishin vrasës. Agjentët e FBI-së vëzhguan Sinatrën dhe e panë të shoqërohej me pjesëtarët e mafias nga Detroiti, Anthony dhe Vito Giacalone.
“Ishte si orë me kurdisje”, është shprehur agjenti Sam Ruffino për takimet e shpeshta që Sinatra kishte me vëllezërit Giacalone.
“Disa herë në vit, ndiqnim vëllezërit Giacalone në aeroport, kur shkonin për të marrë Sinatrën. Ata e kalonin fundjavën bashkë, para dhe pas shfaqeve të tij. Ata ishin miqtë e tij dhe fakti që ishin vrasës dhe kriminelë, nuk i interesonte aspak.”
Miqtë e tij ‘mafiozë’ ndanin të njëjtat pasione me Sinatrën; kumarin, gratë, paratë, dhe shumë herë ata takoheshin në kazino dhe klube nate. Frank e dinte që qeveria po gjurmonte lëvizjet e tij dhe në vitet 1979-1980 ai kërkoi të lexonte dojsen e FBI, duke u nisur nga ‘e drejta për informim’. Dosja e FBI-së nuk i hapi kurrë telashe Sinatrës, por megjithatë, ajo reflekton pushtetin dhe influencën e tij si artist.
Triumfet e Sinatrës si këngëtar mjaftonin për t’a bërë pjesë të dosjes së FBI. Dosja nuk fillon as me mashtrimin që u supozua se bëri, madje as me lidhjet që kishte me mafian , por me një letër ankese për ‘zhurmën bezdisëse që bënin fansat e Sinatrës kur ai këndonte’.
Duket se FBI-ja e ka dëgjuar Sinatrën me po aq kujdes, sa vetë fansat e tij./ZËRI