Video

Luksi i drogës! 121 vila në 'Marina Seaside' dhe hotele 'Melia'

Në rrjetën e sekuestros është hoteli i njohur me 5 yje e 200 dhoma, në Jalë 'Zig Zag', i ndërtuar në faqen e kodrës, një tjetër në Tiranë “Hotel Elisa”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”.

F.I
Luksi i drogës! 121 vila në 'Marina Seaside' dhe hotele
Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari

TIRANË- Paratë e trafikut të drogë të grupit të goditur nga SPAK, janë përkthyer në një luks të shfrenuar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Vlera totale e pasurive të sekuestruara të këtij grupi dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro. Vetëm tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës janë sekuestruar 121 pasuri të paluajtëshme. Vilat dhe rezidencat lukspze prekin edhe Tiranën, përkatësisht 32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime. Në rrjetën e sekuestros është hoteli i njohur me 5 yje e 200 dhoma, në Jalë 'Zig Zag', i ndërtuar në faqen e kodrës, një tjetër në Tiranë “Hotel Elisa”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB