
TIRANË- Votat preferenciale të kandidatëve për deputetë janë duke u numëruar ende, por deri më tani, është krijuar një ide për të preferuarit ose jo të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit.
Dhe nga shifrat, më pak i preferuari është padyshim ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në këto zgjedhje garoi në siglën e Koalicionit Euroatlantik. Basha zgjodhi që të garonte në qarkun e Tiranës, ku pretendonte se me batutën e tij "7x7=313!" do të merrte një mandat deputeti. Por jo! Basha nuk është votuar as në lagjen ku është rritur në Tiranë. Në listën e të dhënave në faqen zyrtare të KQZ shihet se në lagjen e tij të vjetër, nuk është preferuar. Madje para tij, në njësinë nr.8 të kryeqytetit, ka dalë Pëllumb Seferi.