
TIRANË- Lulzim Visha, 48 vjeç banues në Kamëz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. 48-vjeçari është konstatuar pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi kanë parë Vishën të vrarë brenda në mjet. 48-vjeçari punonte si postier në “Postman” dhe drejt tij dyshohet se janë qëlluar 12 plumba. Pista kryesore e hetimeve është hasmëria. Kjo pasi viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Autorët dyshohet të kenë përdorur një mjeti tip “Porsche” me ngjyrë gri, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.