
Makaronat “Misko”
TIRANË- Makaronat “Misko” po u shiten qytetarëve të mbushura me insekte dhe mbeturina. Videoja e publikuar nga “Ora News”, tregon se edhe pse makaronat janë blerë brenda afatit të skadencës, po mbahen dhe tregtohen në kushte të papërshtatshme, duke bërë që pakot të mbushen me miza. Administratori i AGNA Group, që është edhe distributor i këtij produkti, Kristo Naçi, mbrohet me faktin se nuk është prodhues por vetëm tregtues i makaronave “Misko”. Deri më tani, ende nuk ka një sqarim dhe nuk dihet nëse ky ishte një rast i izoluar, apo ka një problem me ngarkesën në tërësi.
Poll