Video

Mario Përlleshi kërkon lirinë: Martin Canin e vrava në kushtet e vetëmbrojtjes

Të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, pas disa përp;asjeve verbale, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës.

F.m
Mario Përlleshi kërkon lirinë: Martin Canin e vrava në
Mario Përlleshi, Martin Cani dhe Luis Meçe

TIRANË- I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshi ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Përlleshi ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë duke u shprehur se ka frikë për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa avokati i të miturit është shprehur se klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Pak ditë më parë doli edhe akt-ekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë. Në thikë u gjetën gjurmë të ADN-së të dy 14-vjeçarëve, Martin Canit që humbi jetën dhe Luis Meçes që u plagos. Martin Cani u vra mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, pas disa përp;asjeve verbale, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë. Pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari është shoqëruar në institucionin për të miturit në Kavajë.

Poll

MOS HUMB