TIRANË- Një ngjarje kriminale është parandaluar nga Policia e Tiranës, ku Perikli Doçi është arrestuar teksa po udhëtonte me një motomjet pa targa, me maskë silikoni të vendosur në fytyrë, eksploziv, 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri. Filimisht 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por u arrestuar në afërsi të liqenit të Paskuqanit. Doçi nuk bashkëpunoi me policinë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk tregoi asnjë detaj se çfarë të bënte me lëndën eksploziv gati për shpërthim. 37-vjeçari është një person i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të 2025, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese e më pas automjetin e përdorur në krim, e ka djegur në urën e Tapizës. Po në të njëjtin muaj, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një personi ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
/ZËRI