Video

Kanye West sulmon gazetaren

46-vjeçari po ecte me nxitim në një trotuar ndërsa gazetarët e rrethuan, mes tyre ishte dhe gazetarja që e filmonte me telefon, të cilin në një moment reperi ia ka rrëmbyer nga dora. 

k.m.
Kanye West sulmon gazetaren
Kanye West dhe gazetarja

SHBA- Reperi Kanye West është përplasur me një reportere të TMZ, e cila e pyeti për bashkëshorten e tij, Bianca Censori. 46-vjeçari po ecte me nxitim në një trotuar ndërsa gazetarët e rrethuan, mes tyre ishte dhe gazetarja që e filmonte me telefon, të cilin në një moment reperi ia ka rrëmbyer nga dora. 

Një gazetar tjetëre paralajmëroi Ye për faktin se ajo po punonte për TMZ. Aty West u ndal dhe u kthye të diskutonte me gazetaren në trotuar.


“Pse ndihesh sikur është në rregull të më filmosh? Edhe unë jam një qenie njerëzore. Mendon se për shkak se je një grua e bardhë, mund të më afrohesh ashtu? Madje edhe më pyet nëse gruaja ime ka vullnet të lirë për të zgjedhur për veten? A je e çmendur? Ajo është gruaja ime, a e kupton?,"- i tha ai reporteres, teksa një nga personat e ekipit të tij u përpoq të shuante konfliktin duke e tërhequr dhe duke i kërkuar gazetarit të largohej.

Por përpara se të largohej, Kanye i ofroi gazetares një punë dhe madje i tha se do ta paguante dyfish më shumë./ZËRI

Poll

MOS HUMB