Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur mjaft popullore këtë të martë ku nuk ka nguruar të takojë dhe përshëndesë qytetarët, të cilët ishin mbledhur në paradën kombëtare të Bersaglieri në qytetin Ascoli Piceno. Shefja e qeverisë italiane, ishte veshur thjesht ndërsa u ndal të takojë njerëzit dhe të bisedojë për pak me ta. Ajo u prit nga kryebashkiaku Marco Fioravanti në ‘’Piazza del Popolo’’./ZËRI
Poll