
TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën, ndërsa në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro.
Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut. Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit. Banka Botërore sugjeron se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor mund të rrisin perspektivat e tyre duke përshpejtuar zbatimin e reformave strukturore. Në vitin 2024, papunësia ishte mesatarisht 10.1%, me ndryshime të dukshme midis vendeve (duke filluar nga 8.6% në Shqipëri dhe Serbi, në 12.6% në Bosnjë dhe Hercegovinë.