
TIRANË- Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj. Sipas Monitor, Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet. OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054. Vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit.
Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit tek gratë dhe e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja. Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100. E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.