Video

Peleshi 'i shpëton' shkarkimit, PD tërhiqet!

Me 79 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e kreut të Kuvendit Niko Peleshi.

F.I
Peleshi 'i shpëton' shkarkimit, PD tërhiqet!
kuvend-niko peleshi

TIRANË- Dy raporte në Kuvend një pro shkarkimit të kryeparlamentarit dhe një kundër, por Peleshi qëndron në post! Me 79 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e kreut të Kuvendit Niko Peleshi. Sipas PD, Peleshi ka thirrur mbledhjen e Kuvendit për ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu ka hequr të drejtën për të folur deputetëve dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk ka mundësuar prezantimin e programit qeverisës. Në fjalën e tij përpara votimit, Peleshi u shpreh se ai nuk ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, ndërsa kërkoi nga deputetët që të ishin më të kujdesshëm me qëndrimin dhe retorikën e përdorur në sallë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB