Video

Përmbytjet në Vlorë/ PD bën kallëzim në Prokurori, KLSH në terren

Tashmë situata duket se është vendosur nën kontroll, edhe pse disa zona të qytetit ende kanë ujë e baltë. Partia Demokratike e degës së Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit.

F.m
Përmbytjet në Vlorë/ PD bën kallëzim në Prokurori,
Vlorë

VLORË- Vlora u përmbyt dhe deri më tani përllogariten të jenë shkaktuar miliona euro dëme pavarësisht se ende nuk ka një bilanc. Probleme ka pasur me kanalizimet dhe me hidrovorin e qytetit, i cili në ditën pas shirave doli nga funksioni. Një nga katër pompat e hidrovorit u dogj dhe u përfshi nga flakët, kështu që u bë e detyrueshme edhe fikja e 3 pompave të tjera që deri në atë moment ishin funksionale. Tashmë situata duket se është vendosur nën kontroll, edhe pse disa zona të qytetit ende kanë ujë e baltë. Partia Demokratike e degës së Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit. Në Vlorë, ka zbarkuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka nisur një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve. Në zonën “Albano dhe Romina” janë rreth 200 biznese, të cilat u mbushën me ujë mbi një metër. Mallrat janë dëmtuar tërësisht dhe bizneset presin dëmshpërblim. Në situatë të vështirë janë edhe qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë. 55 familje u evakuuan në konviktet e studentëve dhe u mbajtën aty deri ditën e djeshme. Nga përmbytja nuk ka shpëtuar as biblioteka, xhamia e qytetit dhe kisha ortodokse.

Poll

MOS HUMB