Video

Pjesë e laboratorit ku u zbulua 1 ton drogë, arrestohet Albano Saliu

Në lidhje me laboratorin e kanabisit të zbuluar në Pejë, është vënë në pranga në Elbasan edhe Erion Etemaj.

F.m
Pjesë e laboratorit ku u zbulua 1 ton drogë, arrestohet Albano Saliu
Foto Ilustruese

TIRANË- Është arrestuar në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me sekuestrimin e 1 ton kanabis në Pejë. Policia njofton se në pranga është vendosur 33-vjeçari Albano Saliu me qëllim ekstradimin në Kosovë. Ai akuzohet nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në lidhje me laboratorin e kanabisit të zbuluar në Pejë, është vënë në pranga në Elbasan edhe Erion Etemaj. Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë nga Shqipëria, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin e laboratorit të drogës. Bëhet fjalë për Ëngjëllush Ibrahimin dhe Eldi Mykaj.

Poll

MOS HUMB