Video

"Po flisja me nënën në telefon"- Si u arrestua Ermal Beqiri në Francë?

44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e djeshme, 28 korrik, në Francë.

zh.ll
"Po flisja me nënën në telefon"- Si u arrestua Ermal
Ermal Beqiri

FRANCË- Ermal Beqiri pritet të dalë këtë të martë para Gjykatës Penale të Amiens në Francë, ku do t'i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, duke i hapur rrugë procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. 44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e djeshme, 28 korrik, në Francë. Arrestimi i tij u konfirmua edhe nga Policia e Shtetit, duke bërë me dije se Beqiri, aktualisht ndodhet në paraburgim. Sipas mediave franceze, ndalimi i tij ndodhi në rrethana të pazakonta. Beqiri ishte duke pilotuar një avion të vogël, i cili tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pasi fluturoi mbi termocentralin bërthamor Penly, teksa avioni zbriti në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, biznesmeni ka deklaruar se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon. Por përgjigjet e tij ngritën dyshime te policia dhe për këtë arsye, pasi u komunikua me palën shqiptare u vendos arrestimi, për shkak se rezultoi se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin Ermal Beqiri. Nëse autoritetet franceze konfirmojnë zyrtarisht se ndaj Ermal Beqirit ekziston një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet shqiptare dhe ai rezulton i vlefshëm, do të mund të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB