Video

Prokuroria: Nipat e Kapllanajt dhunuan agjentët edhe pse u prezantuan!

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se tre të arrestuarit, Ledjan e Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku akuzohen për veprën penale "goditje për shkak të detyrës", e cila dënohet nga 3 deri në 5 vite burg.

F.m
Prokuroria: Nipat e Kapllanajt dhunuan agjentët edhe pse u prezantuan!
Agron Kapllanaj

FIER- Prokuroria e Fierit ka zbardhur dinamikën e përplasjes së nipave të Agron Kapllanajt në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se tre të arrestuarit, Ledjan e Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku akuzohen për veprën penale "goditje për shkak të detyrës", e cila dënohet nga 3 deri në 5 vite burg. Sipas Prokurorisë, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe.

Por janë filmuar nga punonjësi i kompanisë së Kapllanajt gjë i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Prokuroria shton se rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga ku kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të tyre. Por, këtë version e ka kundërshtuar vetë Kapllanaj, një nga bashkëthemeluesit e "Djathtas 1912". Sipas tij, ishin hetuesit dhe efektivët ata që nuk u identifikuan, madje pretendon se kishin nxjerrë edhe armë zjarri për të intimiduar familjarët e tij që aktualisht ndodhen në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB