Video

Pse WIZZ AIR është linja më e tmerrshme? AAC: Pasagjerët ta ndjekin ligjërisht

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, shkaku kryesor i vonesave ndodh për arsye të vonesave nga një fluturim i mëparshëm, efekti domino. Ky efekt, sipas AAC ka dhënë pasoja në numrin më të lartë të vonesave tek ky operator, e vlerësuar me 7928 fluturime të kryera nga kjo kompani për vitin 2023, 34 prej të cilave janë anuluar.

F.m
Pse WIZZ AIR është linja më e tmerrshme? AAC: Pasagjerët ta
Wizz Air dhe Autoriteti i Aviacionit Civil

TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil ka pranuar në një përgjigje për ZËRI-n se Wizz Air është operatori ajror me fluksin më të madh të fluturimeve, por edhe me numrin më të madh të anulimeve të kryera. Nisur nga ankesat e referuara në redaksi, ZËRI kërkoi përgjigje zyrtare, bazuar në ligjin nr.119/2014 për të drejtën e informimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, lidhur me fluturimet e anuluara dhe mënyrën se si asistohen apo kompensohen pasagjerët e afektuar nga këto anulime.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, shkaku kryesor i vonesave ndodh për arsye të vonesave nga një fluturim i mëparshëm, efekti domino. Ky efekt, sipas AAC ka dhënë pasoja në numrin më të lartë të vonesave tek ky operator, e vlerësuar me 7928 fluturime të kryera nga kjo kompani për vitin 2023, 34 prej të cilave janë anuluar.

25 anulime, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil kanë ndodhur për arsye të jashtëzakonshme (greva, kohë e keqe, difekte teknike, renie zjarri në aeroporte) dhe për këto arsye, pasagjerët nuk kanë marrë kompensim pasi, baza rregullatore për të drejtat e pasagjerëve nuk e parashikon për këto situata.

Pranë AAC-së, për vitin 2023, janë referuar 208 ankesa nga 7,279,693 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt apo nga Shqipëria dhe deri më tani janë trajtuar e kompensuar 139 prej tyre. 69 janë në process, 30 prej të cilave, janë në fazën e kryerjes së transaksionit financiar nga kompanitë ajrore.

 

Poll

MOS HUMB