Video

Punonjësi i 'Monopol', kalonte armët me furgonin e ‘Mirëmbajtjes Rrugore’

Eugert Sino, personi që kishte në pronësi furgonin ku u gjet arsenali i armëve, rezulton që të ketë qenë i punësuar më herët në lokalin “Monopol”, në pronësi të Aurel Hoxhës.

F.I
Punonjësi i 'Monopol', kalonte armët me furgonin e
aurel hoxha-Eugert Sino

TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar në lagjen 'Myslym Shyr' Tiranë. Në pranga është vënë 34-vjeçari Eugert Sino ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Eugert Sino, personi që kishte në pronësi furgonin ku u gjet arsenali i armëve, rezulton që të ketë qenë i punësuar më herët në lokalin “Monopol”, në pronësi të Aurel Hoxhës. Policia ka dyshime se Sino ka vepruar pikërisht për llogari të Hoxhës, i cil akuzohet për vrasje. Armët u gjetën në një furgon, që ishte prej muajsh i parkuar në zonën e Myslym Shyrit, dhe kamuflohej me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”. Me këtë furgon ata në kanë shmangur kontrollet në doganë duke deklaruar se janë teknikët e mirëmbajties së rrugëve. Sino i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka dijeni kush i ka futur aty. Mes armëve të sekuestruara janë: 5 snajper, 1 silenciator, 12 armë zjarri pistoletë, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distance.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB