Video

Qiraja mesatare arrin 721 € në muaj në Tiranë, strehimi merr 77% të pagës

Rritja e çmimeve po tejkalon të ardhurat mujore, duke bërë strehimin me qira afatgjatë të papërballueshëm për shumë individë dhe familje.

zh.ll
Qiraja mesatare arrin 721 € në muaj në Tiranë, strehimi
foto ilustruese

TIRANË- Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur 721 euro në muaj, sipas agjencive imobiliare. Rritja e çmimeve po tejkalon të ardhurat mujore, duke bërë strehimin me qira afatgjatë të papërballueshëm për shumë individë dhe familje. Sipas koeficientit ndërkombëtar, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të të ardhurave mujore. Me një pagë mesatare bruto në Shqipëri prej rreth 90 mijë lekësh (afërsisht 930 euro), qiraja prej 721 eurosh arrin 77% të të ardhurave, ndërsa me pagën neto prej rreth 72,000 lekësh (740 euro), shpenzimi për qiranë kap 97% të të ardhurave, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB