
TIRANË- Një qytetar ka humbur shikimin në syrin e majtë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka bërë në Spitalin Amerikan. Arjan Meçe nga Vlora rrëfen për TVANews se humbja e shikimit i ka ndodhur një ditë pas ndërhyrjes që ka bërë në Spitalin Amerikan. Qytetari tregon se ka kryer kontrolle në disa vende të Europës dhe ajo që i kanë thënë është se syri ka marrë infeksion gjatë operacionit. Arjan Meçe ka bërë dhe kallëzim në Prokurori, por çështja është mbyllur, pasi Bashkia e Vlorës i ka thënë Gjykatës se nuk ekziston asnjë person me këtë emër. Tashmë çështja është në Gjykatën e Lartë. ZËRI i ka dërguar një kërkesë për informacion Spitalit Amerikan dhe deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë një përgjigje.