TIRANË- Emisioni Report në Rai3 ka ndaluar së publikuari vijimin e dokumentarit për Shqipërinë. Vetë autori i emisionit Report Sigfrido Ranucci, kërkoi një ditë më parë që të gjithë të qëndronin përpara ekranit për pjesën e dytë, por një gjë e ditë nuk ndodhi. Nga ana e televizionit italian nuk ka një qëndrim zyrtar, përveçse disa komenteve në faqen e Facebook, ku Ranucci thotë se shtyrja e publikimit është bërë për shkak të negociatave që po bëhen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili kishte kërkuar që të ishte pjesë e emisionit. Dokumentari i publikuar të dielën e kaluar për Shqipërinë, ka shkaktuar furtunë reagimesh në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dhe kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Rama e ka quajtur një baltosje të imazhit të Shqipërisë, ndërsa Meloni është shprehur e shqetësuar për sulmin ndaj vendin tonë.